Pasi Gazmend Musta u dënua me burg përjetë, për vrasjen e gruas dhe kunatës, dy fëmijët jetimë u dërguan në fshatin SOS në Tiranë.
Vrasja ka ndodhur në 2 janar të vitit 2019 në Ballsh.
Babai i Gazmend Mustës sot ka dalë në protestë, pasi kërkon të takojë nipërit. Ai thotë se kujdestarinë e tyre e ka daja, që nuk i le t’i takojë. Bedri Musta kërkon të rihetohet çështja, pasi sipas tij, gjykata e Fierit dhe Vlorë nuk e kanë verifikuar arsyen e vërtetë që djali i tij mori aktin ekstrem.
Si ndodhi ngjarja?
Shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt mes çiftit pas një dreke familjare. Gentjana Çaushaj, bashkëshortja e tij e ndjerë, i ka kërkuar bashkëshortit të shkojë te prindërit dhe ai nuk e ka lejuar. Motra e Gentianës, Merisa ka hyrë për të ndarë bashkëshortët, por është qëlluar me thikë nga 34-vjeçari, i cili më pas ka qëlluar edhe bashkëshorten, duke i lënë të dyja pa jetë.
Ngjarja ka ndodhur në datën 2 janar, rreth orës 17:30, në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festa. Çifti kishte dy fëmijë të mitur, 7 dhe 3 vjeç.
Sipas banorëve, në çastin kur ndodhi vrasja e dyfishtë, dy fëmijët e mitur kanë qenë në shtëpi.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#GazmendMusta#TopChannelNews
Ещё видео!