Kreu i qeverisë Edi Rama e ka transmetuar live në ERTV momentin e transferimit të familjes Lala në banesën e tyre të re në Tiranë duke i shkëputur nga Durrësi.
gjatë këtij momenti, Rama ka sulmuar edhe Veliajn duke i thënë që të çohet në orën 04:30 të mëngjesit që të lyejë shkallët.
Këtë ai ia kërkoi Veliajt personalisht duke thënë se ai ngrihet në 05:30, kurse Veliaij duhet të zgjohej në 04:30 dhe të lyente shkallët.
E gjithë nisi pasi Rama pa disa të gërvishtura nëpër mure teksa po ngjiteshin nëpër shkallë.
Diskutimi mes tyre:
Rama: O Erion pse nuk i lyni këto mure? Ky është pallati që administroni ju? Muhabet kot.
Veliaj: Kryeministri është perfeksionist sheh edhe defektet e vogla por…
Rama: Ore do lyeni shkallën ju pa lëre ca është kryeministri.
Veliaj: Ajo nuk diskutohet.
Rama: Ato zhgaravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego se çfarë duhet të bëjmë ne, çfarë duhet të bësh ti. Bojën nesër në mëngjes, të vish këtu. Unë dal në 5:30 nga shtëpia për të shkuar në punë, ti duhet të dalësh nesër në 4-:30 të lyesh shkallën. /abcnews.al
[ Ссылка ]
Ещё видео!