Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është bashkuar thirrjeve të politikanëve të tjerë në rajon drejtuar qytetarëve shqiptar të Maqedonisë që të bëhen pjesë e regjistrimit të popullsisë që po zhvillohet në këtë vend. Ai priti në një takim zv/kryeministrin e Maqedonisë së Veriut , Artan Grubi të cilit i dhuroi “Kullën e Sahatit”, ndërsa theksoi rëndësinë që ka censusi jo vetëm për marrjen e shërbimeve por edhe për të drejtat themelore të popullsisë shqiptare në vendin fqinj.
“Kur morëm detyrën, në Tiranë kishim lagje të tëra që ishin populluar ndër vite, të cilat përdornin shërbimet, shfrytëzonin infrastrukturën, por regjistrimin e kishin në një qytet tjetër. Për këtë arsye nuk e dinim se sa banorë kishin lagje të caktuara, ndaj nuk buxhetonim dot mjaftueshëm për ndërhyrjet në infrastrukturë, nuk planifikonim dot shkollat e reja, për linja të autobusëve. Nëse regjistrimi është i rëndësishëm për një qytet, imagjino sa i rëndësishëm është për një shtet, ku të drejtat varen prej regjistrimit apo prej popullatës mbi 20%”.
Për zv/kryeministrin e Maqedonisë së veriut, thirrja e kryebashiakut të Tiranës është mjaft e rëndësishme në këtë proces për shqiptarët e diasporës.
“Erioni është një figurë e dashur, jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por edhe për ata të Kosovës dhe diasporës. Pa asnjë dyshim që, thirrja e tij për regjistrim do ketë një impakt shumë të madh deri tek bashkëqytetarët tanë, të cilët jetojnë në diasporë”.
Mesazhe të ngjashme për pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë kanë dërguar thuajse të gjithë krerët e politikës në Kosovë, përfshi edhe kryeministrin Albin Kurti.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!