[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ndërsa Turqia nuk e ka kaluar ende shokun e sulmeve terroriste, kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtar ne kete vend. Kreu i qeverise është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan. Ne qendër te këtij takimi kane qene sulmet kamikaze si dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit. Kryeministri ka shprehur keqardhjen për viktimat si dhe ka përcjellë ngushëllimet e tij, për këtë ngjarje te rende. Ne ditën e pare te vizitës, ne kryeqytetin turk, Ankara, kryeministri Rama ka zhvilluar homazhe dhe vendosi një kurore me lule ne mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturk, themeluesit te Turqisë moderne. Këtë moment te veçante, Rama e ka përcjellë me nje koment ne rrjetet sociale, duke e shoqëruar me nje foto. Ne vizitën e tij dyditore, kryeministri shoqërohet nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ambasadori ynë ne Turqi, Genti Gazheli si dhe deputeti Bashkim Fino. Rama do te ketë një axhende te ngjeshur takimesh. Kryeministri ka mbërritur ne Turqi nje dite me pare. Avioni i tij zbriti ne Stamboll, vetëm 5 minuta pas shpërthimeve tragjike ne aeroport.
Ещё видео!