Kryetari i opozitës, Lulzim Basha theksoi sot se nuk do të ketë dialog me Edi Ramën, pasi sipas tij ai e ka provuar se marrëveshja që bëri me kryeministrin rezultoi e dëmshme për interesat e vendit dhe te shqiptareve.
Basha në një prononcim për mediat tha se Edi Rama duhet të lejojë hetimin e dy dosjeve nga ana e Prokurorisë dhe te degjoje zerin e popullit.
Pyetur nëse do të flasë me Ramën dhe a mendon se situata mund të zgjidhet pa dialog, Basha ka dhënë këtë përgjigje:
“Rama bën mirë të dëgjojë zërin e popullit, dhe ti hapë rrugë zgjidhjes politike, t’i zgjidhë duart drejtësisë dhe te lejojë hetimin e dosjeve 339 dhe 184. Nuk është në gjendje ta bëjë se është pjesë e dosjes, ndaj zgjidhja mbetet në dorë të popullit dhe populli do ta ketë në dorë deri sa të kemi clirimin e qeverisë nga krimi”.
Basha theksoi se “Dialogu provoi të ishte i dëmshëm për interesat e vendit që u keqpërdor nga një njëriu që është reduktuar bashkëpunëtor i krimit të organizuar”.
Pyetur per takimin me zv.ambasadoren amerikane, ai ka thene se nuk komenton as deklaratat dhe as takimet me perfaqesues te partnereve strategjike. Por ka thene prere se “Opozita nuk ka asnjë hap pas, në luftën kundër krimit që ka asgjësuar zgjedhjet ka vetëm hapa përpara”.
Basha ka ndarë edhe takimet sipas tij të suksesshme të ditëve të fundit në përmbushje të synimit që ka për të sjellë standardet e demokracisë perëndimore në PD.
“Me modelin që do të vendosim, kandidatët e ardhshëm për deputet të PD do të zgjidhjen me parimin një anëtar një votë”- tha Basha.
Copyrighted by News24 Albania
Ещё видео!