Stina e verës është periudha më delikate për fëmijët, pasi ata janë të predispozur për t’u prekur nga virozat.
Temperaturat e larta kanë bërë që çdo ditë në pediatrinë e Elbasanit të paraqiten shumë fëmijë të sëmurë për të marrë ndihmë mjekësore.
Mjekët thonë se çdo ditë rreth 100 fëmijë vijnë për t’u vizituar në spital, ndërsa rastet e shtrimit janë të pakta.
Pothuajse të gjithë fëmijët, paraqiten me të njëjtat simptoma, temperaturë e lartë, diare dhe të vjella.
Mjekët i këshillojnë prindërit të tregohen të kujdesshëm dhe të mos i ekspozojnë fëmijët në diell gjatë orëve të pikut.
Sipas tyre një kujdes të veçantë duhet t’i kushtohet higjienës personale të fëmijëve dhe produkteve që ata konsumojnë çdo ditë.
Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, thonë mjekët, do të ndihmojë në hidratimin e trupit të fëmijës dhe në përballimin e temperaturave të larta.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Elbasan#Virozat#TopChannel
Ещё видео!