Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga sulmi në Banjskë, kanë nisur hetime, janë prezantuar sasi të mëdha armatimi si prova dhe janë bërë vlerësime të ndryshme për shkatërrimet që do të mund t’i shkaktonin ato. Raketahedhës, granatahedhës, pushkë automatike, automjete ushtarake dhe eksplozivë janë vetëm disa nga armët që policia e Kosovës tha se kishte kapur pas sulmit të 24 shtatorit. Por si ka mundur të hyjë gjithë ky armatim në kosovë. Sipas drejtorit të doganave të Kosovës, Naim Huruglica, e gjithë kjo ka mundur të ndodhë edhe brenda një dite të vetme. Për institucionet e Kosovës, kontrollimi i kufirit me Serbinë, sidomos në veri, nuk është i lehtë, duke qenë se bëhet fjalë për një zonë që është përgjithësisht malore. Ato kanë paralajmëruar se do ta informojnë publikun në lidhje me rrugët që kanë përdorur kontrabanduesit, por kur këto të dhëna “të jenë të disponueshme”. “Banjska si fshat lidhet me një rrugë që nuk është në gjendje të keqe. Është rruga më e shkurtër për të dalë në Novi Pazar të Serbisë”, thotë Huruglica, duke iu referuar rrugës së njohur si Izvor. Ajo rrugë është në gjendje të përballojë transporte edhe me kamionë”, thotë ai. “Serbia nuk është e interesuar ta parandalojë kontrabandën [në Kosovë]. Përkundrazi, ajo e stimulon dhe e rrit atë”, thotë ndërkohë për Radion Evropa e Lirë ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi. Pamundësia për ta parandaluar hyrjen e këtij arsenali në Kosovë, “ka vënë në rrezik sigurinë e shtetit”, thotë ai. Zyrtarë të kosovës thonë se besojnë se armët kanë ardhur nga rrugë malore, por nuk japin më shumë hollësi. Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare prej rreth 400 kilometrash. Mbi 60 për qind e asaj vije përfshin komunat e banuara me shumicë serb në veri të Kosovës. Ndërkohë, edhe para sulmit në Banjskë, policia e kosovës ka dalë disa herë me njoftime për konfiskim armësh e municionesh në veri. Madje tema zuri vend edhe në parlamentin britanik dy muaj më parë, kur deputetja alicia kearns tha se në veri të Kosovës “armët kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas ruhen në objektet e kishave”.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosove#Kontrabanda
Ещё видео!