Pamjë të rënda të kamerave të sigurisë u shfaqën sot në konferencën e shtypit të policisë, ku duken dy sulmuesin vetëvrasës që shpërthyen eksplozivët në kryeqytetin e Ugandës, Kampala.
Të paktën 33 njerëz kanë gjetur vdekjen në aktin terrorist ku sulmuesit vetëvrasës me motoçikletë shpërthyen eksplozivët e tyre pranë parlamentit të vendit.
Sulmi i rëndë sipas policisë është kryer nga një “grup i brendshëm terrorist” i lidhur me organizatën e njohur si ‘Forcat Aleate Demorkatike’.
Zëdhënësi i policisë tha se "sinjalet kryesore të sulmit përshtaten me aktet e Forcave Aleate Demokratike”.
Grupi është aktiv në republikën Demokratike të Kongos dhe sipas SHBA, ka lidhje me ISIS.
Grupi fajësohet për një seri sulmesh terroriste në Uganda.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shperthimi#TopChannelNews
Ещё видео!