Digitalb/Supersport Albania
Partizani përgatit Korabin, Starova ndjek skuadrën nga “stoli”
Partizani nuk i humbet shpresat, skuadra e kuqe beson te një kombinim në favor për të mbajtur të gjalla ende shpresat e titullit. Ekipi kryeqytetas nuk e humbet përqëndrimin edhe pse këtë fundjavë do të ketë një sfidë të lehtë në letër kundër Korabit tashmë të rënë nga Kategoria Superiore. Grupi i kuq vijon me intensitet seancat stërvitore në kompleksin e Pezë Helmësit ku po përgatit ndeshjen e parafundit të sezonit. Përveç Malotës të skualifikuar për shkak kartonësh dhe mungesave të sigurta të Filit dhe Vatnikajt, grupi u stërvit i plotë nën urdhrat e zv/trajnerit Klevis Dalipi. Trajneri Sulejman Starova e ndoqi seancën stërvitore i veçuar për shkak të një dëmtimi në këmbë pasi nuk e ka kryer ende operacionin në gju. Gjithsesi, numri 1 i stolit nuk humbi asnjë moment nga përgatitjet, duke studiuar nga larg çdo lojtar.
Bashkë me Starovën të pranishëm në stërvitje ishin edhe drejtori i përgjithshëm, Genc Tomorri dhe drejtori sportiv, Edmond Haxhia. Seanca zgjati për rreth 90 minuta ku u vu re intensiteti që kërkonte dalipi në lëvizjet me top. Fillimisht grupi u vu nën urdhrat e numrit 2 që kreu disa teste të lehta teknike me top dhe më pas skuadra iu nënshtrua përgatitjes fizike. Gjithsesi, ndryshe nga javët e shkuara, presioni ndaj lojtarëve ishte më i vogël kjo për shkak edhe të largimit të objektivit titull. Tashmë në kampin e kuq nuk i kanë më në dorë fatet e tyre por ritmi nuk ndryshon. Grupi i kuq është gati për të dhënë maksimumin në 180 minutat e mbetura të kampionatit.
Like dhe Subscribe!
Ещё видео!