Rrugët në Qarkun e Dibrës janë në gjendjen më skandaloze. Rrëshkitjet dhe mungesa e investimeve i ka kthyer ato pothuajse të paqarkullueshme. Por Drejtori i Rrugëve për Veriun pas takimit në Prefekturën e Dibrës dha një sinjal pozitiv.
Shkarje të tilla po nxjerrin makinat jashtë loje. Ky banor i Dibrës u nis drejt Kukësit me kalë.
Kështu beson se do të jetë më i sigurtë dhe pse do i duhet kohë më tepër.
Më shumë se 200 mijë banorë të Dibrës qarkullojnë përmes rrugëve me këtë pamje. Rrëshkitjet nuk kanë nisur tani, por me kohë.
Është rruga nacionale nga Peshkopia drejtim Tiranës. ABC News dy ditë më parë afroi për shikuesit problemet e udhëtarëve që përshkojnë segmentin.
Këtë të enjte drejtori rajonal i Rrugëve të Veriut Shkëlqim Sterkaj mbërriti në Dibër. Pas një takimi në prefekturë ai foli për ndërhyrje dhe investime në këto rrugë.
Në të njëjtën gjendje me rrugën Peshkopi-Shkopet, Peshkopi- Kukës është edhe segmenti Peshkopi- Kala e Dodës. Në 10 pika ka rrëshkitje dhe dëmtime të rënda të trupit të rrugës. Më kritike është në afërsi të përroit të Veleshicës , aty ku dhe rrezikohet shembja e ujësjellësit të qytetit qëndodhet pak metra më larg./abcnews.al
Ещё видео!