Lajme arkiva 2005
Rreth 55 Misse nga vende të ndryshme të botës do të zbresin në 14 dhe 15 Shtator në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet për të konkurruar për kurorën e Miss Globe Internacional. Ky eveniment bukurie do të realizohet për herë të dytë në Shqipëri nga Deliart Association. Vendi ynë do të prezantohet nga Edlira Mema Miss Shqipëria 2005.
Petri Bozo: “Pretendojmë që do kemi një juri internacionale e cila do të përbëhet nga 13 vetë. Vjet kemi pasur një përgjigje nga zonja e nderuar Bridget Bordo, kjo është letra origjinale që i është dërguar Deliartit dhe me premtimin që këtë vit do të vijë. Kemi çuar sërish ftesën, shpresojmë që do të akseptohet këtë vit. Gjithashtu jemi në kërkim të dy personazheve të tjera të kinemasë Siren Papaz dhe Monica Bellucci. Mbasi kemi dërguar shumë oferta televizione, nuk kemi të dhëna lidhur me një kontratë efektive me një nga televizionet shqiptare, shpresoj që do të ndodhë, por edhe në mos ndodh, nuk është ndonjë çudi e madhe. Shpresojmë që eventi do të transmetohet në rrjetin internacional dhe çdo regji e huaj e marrë me qira e plotëson këtë kusht.”
Regjia do të jetë e Petri Bozos, prezantimi nga Adi Krasta, skenografia do të ndërtohet nga Bledar Kërcalliu, koreografia nga mjeshtëri Agron Aliaj, ndërsa kostumet, nga stilisti Ardi Asllani. Konkurrentet e Miss Globe Inernacional do të mbërrijnë në Tiranë pas datës 21 Gusht./tvklan.al
Gazetare: Danjela Kostandini
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!