Samir Mane, president i Grupit BALFIN, i është përgjigjur interesit të treguar nga nxënësit pjesëmarrës në modulin arsimor “Drejtues për një ditë”.
40 të rinj nga shkollat e arsimit të mesëm provuan një ditë pune pranë drejtuesve të kompanive të ndryshme në vend. Të gjithë patën mundësinë të mësonin nga përvoja e njeriut që ka themeluar një nga grupet investitore më të mëdha në Ballkanin Perëndimor.
“Kam dëgjuar dhe më përpara për iniciativën thashë se dhe sot do i thërras vajzat vëtë dhe të shohin sesi një sipërmarrës punon, sa shqetësime ka, sa të mira ka, gjithë rrjedhën e një dite pune”.
Samir Mane i nxiti të rinjtë që të provojnë realizimin e ideve të sipërmarrjes që mund të kenë.
“Në ‘92 kam themeluar kopmaninë time dhe sot prej 30 vitesh udhëheq një nga kompanitë më të mëdha në Ballkanin Perëndimor. Të udhëheqësh njerëz ka një drenalinë më vete. I uroj të gjithëve ta provojnë sipërmarrjen”.
Megi Brahimi ishte një nga vajzat që pa nga afër zyrat qëndrore të Balfin Group. Përshtypje i kishte lënë pozitiviteti i stafit.
“Një drejtues i mirë nuk ka nevojë të jetë i ashpër, i egër për të qenë i mirë por i duhet të nxisë bashkëpunim dhe mirësi me punonjësit e tij”.
Programi “Drejtues për një ditë” organizohet prej mbi 10 vitesh nga Junior Achievement në Shqipëri dhe tashmë është pranuar si lëndë me zgjedhje në sistemin arsimor.
“I përgatisim të rinjtë për ato vende të punës që nuk ekzistojnë akoma, për atë realitet të botës së punës që pandemia e shpalosi me shumë agresivitet”.
Rreth 1.860 nxënës e studentë në 52 shkolla të vendit kanë marrë gjatë këtij viti njohuri dhe aftësi praktike në edukim financiar e sipërmarrës.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!