Vaksina që krijon mbrojtje nga viruset e gripit sezonal mund të kryhet edhe nga personat që e kanë kaluar koronavirusin. Kushti i vetëm sipas specialistëve të Shëndetit Publik është që të jetë i shëndetshëm në momentin e injektimit të vaksinës.
“Çdo person i shëndetshëm, i cili është nga mosha 6 muaj e sipër mund te kryej vaksinën ndaj gripit. Një person i cili ka kaluar Covid dhe aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Pra nuk ka shenja, nuk ka sëmundje të tjera, komplikacione të kaluara nga Covidi, është negativ me tamponin. Pra, ka kaluar te gjitha dhe është i shëndetshëm mund te kryej vaksinën ndaj gripit”, shprehen specialistët.
Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë infektuar mbi 14 mijë persona të moshave të ndryshme, duke filluar nga disa muajsh deri në 90 vjeç. Aktualisht 9200 persona e kanë kaluar koronavirusin dhe mund të bëjnë vaksinën e gripit, e cila po injektohet falas në poliklinika për disa kategori.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!