Punonjësi i policisë që shfaqet në këtë video të shpërndarë në rrjetet sociale, duke kryer veprime jo etike me një vajzë është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për një punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë numër 3 në kryeqytet.
Në video shihet efektivi që qëndron në timonin e makinës së policisë gjatë kohës së patrullimit, teksa kryen veprime të pahijshme me një vajzë që afrohet pranë xhamit të makinës.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për efektivin u bë pezullimi nga detyra dhe më pas u mor masa e përjashtimit nga radhët e uniformave blu, për shkelje të rëndë të Rregullores.
Policia e Shtetit, në një njoftim të shpërndarë për mediat, thotë se dënon ashpër veprime të tilla që cënojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe në fund fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të policisë apo të abuzimit me detyrën.
Tv Klan
Ещё видео!