Lajme Arkiva 2003
Pas prononcimit të kryeministrit Fatos Nano për zgjedhjet në Himarë sot ka dalë përpara gazetarëve edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste zoti Gramoz Ruçi. Ai u shpreh se nëse do të vërtetohen parregullsi gjatë procesit zgjedhor atëherë Partia Socialiste nuk do ti njoh zgjedhjet.
Gramoz Ruçi: Ne si Parti Socialiste nuk do të pranojmë asnjë rezultat të manipuluar qoftë për ne, qoftë për forca të tjera politike. Ne nuk do të mbështesim asnjë individ i cili ka cenuar ligjimitetin e zhvillimit të zgjedhjeve në këto katër qendra votimi dhe ne do të kërkojmë nga të gjithë institucionet siç është KQZ-ja dh KQZV-ja të vënë para përgjegjësisë këto që ka cenuar institucionin e zgjedhjeve në katër qendrat e Himarës.
Por Ruçi nuk la pa komentuar edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm grek George Papandreou i cili u shpreh për një proces të parregullt zgjedhor në Himarë, deklaratë e cila ka gjetur edhe mbështetjen e ministrave të jashtëm të BE-së.
Gramoz Ruçi: Por unë do të kërkojë që zoti Papandreu, para se të bënte një deklaratë të tillë të cilën unë do e quaja emocionale, jo të vërtetë dhe jo të bazuar. Do ti kërkoja që, politika e politikanëve të njohur evropian siç është edhe zoti Papandreu kërkon që në qëndrimet tona të evropianizojmë Ballkanin dhe jo të ballkanizojmë Evropën me qëndrime dhe me deklarime nacionaliste, popullsia himarjote është një popullsi solide greke. Është një lapsus dhe qoftë i tillë, shumë i madh, shumë i gabuar dhe shumë i shtrembët i zotit Papandreu. Me këtë rast duke dëgjuar shfletova historikun e vendit tonë dhe përgjigjen më të saktë e gjeta vetëm në një shprehje që është këtu e shumë shekuj më parë, më lejoni t’ua citoj atë. Në atë kohë në Shqipëri thuhej, kaonë jemi të gjithë nga një farë e nga një fis, por që në kohën e Turqisë u ndamë dhe u bëmë më dysh me xhami dhe me kish.
Lidhur me situatën më të fundit politike brenda Partisë Socialiste dhe konkretisht për dorëheqjen e zotit Meidani nga kandidimi për postin e kryetarit të PS sekretari Ruçi u shpreh:
Gramoz Ruçi: Pra ai me vullnetin e tij të lirë vuri kandidaturën për kandidat për kryetar të Partisë Socialiste dhe po me vullnetin e tij të lirë tërhoqi kandidaturën. Unë u bëra avokat i kërkesave të tij në mbledhjen e komitetit të përgjithshëm drejtues, pra nuk varet nga rezultati i kongresit as nga çmendon zoti Meidani as nga çfarë mendon zoti Ruçi, por çdo mendojnë dhe çdo vendosin delegatët e kongresit.
Ndërsa për pjesëmarrjen e zotit Rama në konferencat e rretheve edhe pse nuk i ka mbledhur 24 firmat në KPD Ruçi tha:
Gramoz Ruçi: Jo, nuk ka asnjë shkelje rregullore, konferencat janë konferenca kongresi është kongres, nuk është vetëm mbledhje firma e anëtarëve të KPD-së rregull loje për të konkurruar. Rregull loje për të konkurruar janë 10% e delegatëve të kongresit të partisë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!