Takimi nmes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka përplasur SHBA dhe Kinën, të cilat e kanë bërë tanimë të qartë se kanë interesa të ndryshme në Ballkan.
Përpara se të takoheshin kokë më kokë, Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-së dhe Bashkimit Evropian (BE).
Deklarata më e ashpër ka qenë ajo e të dërguarit të Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar – sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës të ruhet.
Por ndërkohë që Kosova merr mbështetje nga SHBA-ja, Serbisë po i ofrohet mbështetje nga Kina.
Përpara se të udhëtonte në Bruksel për tu takuar me Kurtin, Vucic takoi ambasadoren e Pekinit në Beograd, Chen Bo për tu konsultuar në lidhje me bisedimet.
Ambasadorja tha përmes një postimi në Tëitter, se “Kina mbështet sovranitetin e Serbisë në Kosovë”, edhe pse kjo bie në kundërshtim me verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Kina përfaqëson një sfidë për SHBA në rajon, kryesisht për shkak të marrëdhënieve të ngushta ekoonomike me Serbinë dhe Malin e Zi dhe është së bashku me Rusinë, një zë i fuqishëm kundër njohjes së Kosovës në OKB.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#SHBA#Kosove#TopChannel
Ещё видео!