Kina ka ndër mend të vazhdojë bashkëpunimin me rusinë për një mbështetje të vendosur reciproke të interesave themelore të të dyja palëve. Presidenti kinez Xi Jinping e ka konfirmuar këtë ndërsa priti në pekin kryeministrin rus Mikhail Mishustin. Më herët, kryeministri rus firmosi një seri marrëveshjesh me kinën dhe tha se marrëdhëniet dypalëshe ishin në një nivel të lartë.
Kryeministri rus u bë zyrtari më i lartë rus që viziton pekinin që kur moska nisi pushtimin e ukrainës, dhe zhvilloi më herët bisedime edhe me homologun e tij kinez Li Qiang.
Me luftën në Ukrainë që ka hyrë në vitin e dytë të saj dhe me rusinë që gjithnjë e më shumë po e ndjen peshën e sanksioneve të perëndimit, Moska po varet tek Pekini për mbështetje duke përmbushur kërkesat kineze për naftë dhe gaz. Presioni nga perëndimi duket se nuk do të zbehet ndaj Kina mbetet e vetmja pikë referimi për Moskën. “Sot, marrëdhëniet mes rusisë dhe kinës janë në një nivel jashtëzakonisht të lartë”, tha Mishustin në takimin me homologun kinez. “Ato karakterizohen nga respekti i ndërsjelltë i interesave tona, dëshirës për të përballuar së bashku sfidat, e lidhur kjo me trazirat në rritje në arenën ndërkombëtare dhe presionin e sanksioneve të paligjshme nga perëndimi”, tha ai. “Sic thonë edhe miqtë tanë kinezë, bashkimi lëviz malet nga vendi” – përfundoi ai.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kina#Rusia
Ещё видео!