TIRANË-Policia e shtetit ditën e sotme ka ndëshkuar 1051 qytetarë, të cilët nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e Covid-19. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë arrestuar 14 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.
Po ashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 6 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Ещё видео!