Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Florian Përvathin. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, teksa burimet brenda sallës ku u gjykuar çështja, bëjnë me dije se 17-vjeçari nuk ka deklaruar asgjë. Avokati I tij mbrojtës, e ka cilësuar të drejtë vendimin, pavarësisht moshës së të miturit, por ndaj tij rëndojnë akuza të rënda. Pas seancës ai u dërgua në Kavajë, në institucionin e posaçëm ku qëndrojnë të miturit të cilët kanë konsumuar vepra penale.
Vendimi nuk është pritur mirë nga familjarët e Përvathit, të cilët shpërthyen në lot. Florian Përvathi vrau për motive gjakmarrje fqinjin e tij Lekë Lekgjonaj. 17-vjeçari goditi disa herë me pistoletë drejt tij duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes ai dorëzua në polici, së bashku me armën e krimit.
Konfliktet mes familjes Përvathi dhe Lekgjonaj regjistruan 3 viktima, I fundit Leka. Vëllai I tij, Ndue Lekgjonaj në 2009-ën vrau me kallashnikov babain e Florianit, ky I fundit 13 vite më pas mori hak.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vendimi#Gjykata#TopChannel
Ещё видео!