#rrezedielli #reportTV
Dekori i shtëpisë mund të duket një gjë e lehtë, por në fakt nuk është. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur hapësira në shtëpi është kufizuese. Për këtë arsye ndodhin edhe gabime të ndryshme duke e bërë shtëpinë të duket jo aq e këndshme apo mikpritëse sa do të dëshironim.
Ndërsa planifikojmë arredimin e shtëpisë njerëzit shpesh blejnë dhe investojnë në gjëra që pëlqejnë dhe më vonë ndodh që të kuptojnë se nuk kanë qenë zgjedhjet më të mira për t'u bërë. Ekspertja e arrredimit Anila Hetoja na tregon disa nga trendet më të reja dhe blerjet e zgjuara si dhe gabimet që duhet të evitojmë në arredimin e shtëpisë. Së pari perdet janë shumë të rëndësishme dhe ka disa rregulla të caktuara sesi ato duhet të vendosen. Nëse e gaboni gjatësinë, nuk i hekurosni dhe nuk i kapni bukur, shtëpia do të duket e çrregullt dhe e zhveshur. Gjithashtu edhe varja e piktuarave në mur ka disa rregulla edhe pse të pashkruara, për t'u dukur sa më bukur estetikisht.
Ещё видео!