Mbeten të ulëta shifrat e pandemisë në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2862 testime të kryera janë konfirmuar 234 infektime të reja.
Tirana vijon të ketë numrin më të madhe të rasteve të reja, por me një rënie të ndjeshme krahasuar me pak ditë më parë. Pas saj me më shumë infektime vijnë Shkodra, Korça, Pogradeci, Durrësi e Gjirokastra.
5 qytetarë të tjerë e humbën betejën me Covid, duke e çuar në 2,326 numrin total të viktimave gjatë gjithë periudhës së pandemisë. 3 prej tyre nga Tirana, 1 nga Durrësi dhe 1 nga Korça.
Situata në spitale vijon të përmirësohet, pasi edhe këtë të martë numri i të shtruarve ka pësuar sërish ulje. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 janë të intubuar.
634 qytetarë raportohet se janë shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa mbeten aktiv si mbartës të virusit afro 27 mijë persona të tjerë.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!