U gjetën 206 bimë kanabisi, në kërkim 54-vjeçari dhe dy djemtë e tij
“Godina 2-katëshe pas krahëve të mi ishte përshtatur si shtëpi bari nga Qerim Xeka dhe dy djemtë e tij, Kledi e Lutfi, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia, pasi në dy ambiente të përshtatura kultivonin kanabis përmes llambave”.
Vila dy katëshe u zbulua nga Policia e Krujës në fshatin Derven në vendin e quajtur ‘Kodër Dushk’, në bazë të një informacioni të siguruar në rrugë operative.
Kamera e Tv Klan mundi të futej në këtë ‘shtëpi bari’, ku uniformat blu sekuestruan 206 bimë narkotike kanabisi.
“Ky është një nga ambientet e përshtatura nga 3 personat në kërkim. Siç shihet në faqet e murit të kësaj dhome ka litar sintetikë ku këta persona kishin instaluar tubat e aspirimit dhe llambat përmes të cilave bëhej kultivimi i bimëve të mbjella në këto vazo”.
Qerim Xeka dhe dy djemtë e tij, e kishin marrë shtëpinë dy katëshe në përdorim nga një i afërm i tyre i cili jeton në Greqi. Në oborrin e banesës policia bllokoi dhe një furgon brenda së cilit u gjetën pajisje të shumta elektrike, që dyshohet se do përdoreshin për përshtatjen e ambienteve të tjera të shtëpisë për kultivim.
Gjatë vitit 2022, Policia e Shtetit ka zbuluar rreth 35 ambiente të mbyllura që shërbenin për kultivim.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!