Pas 11 ditësh përpjekjesh të vazhdueshme është izoluar vatra e zjarrit në zonën e Karaburunit, e konsideruar si më e rrezikshmja në vend. Forca të shumta zjarrfikëse, efektivë të ushtrisë dhe punonjës të emergjencave civile u angazhuan në terren për të vënë nën kontroll flakët që nisën dhe u përhapën në një perimetër të gjerë, duke shkrumbuar zonën e pyllëzuar, por edhe duke rrezikuar banesat në fshatin Dukat i Ri. Zjarri u afrua shumë dhe rrezikoi të përparonte edhe në Parkun Kombëtar të Llogorasë, por lufta nga ajri dhe toka arritën të shmangin rrezikun. Ndërkaq Agjencia e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve janë shuar 163 vatra zjarri në të gjithë territorin e vendit, me angazhimin e efektivëve të ushtrisë që shkuan në ndihmë të autoriteteve të pushtetit vendor, kur është kërkuar ndërhyrja e tyre. Falë ndërhyrjes janë shuar totalisht zjarret në fshatrat Gjorm dhe Gumenicë në zonën e Lumit të Vlorës, ku një ditë më parë u raportua për disa banesa të djegura dhe dëme të shumta në bujqësi e blegtori po ashtu edhe në Qarkun Gjirokastrës u shuan vatrat që u shfaqën në mënyrë të menjëhershme dhe me drejtim të pakontrolluar si pasojë e erërave të forta. U arrit të mbrohej jeta e banorëve që ishin të rrethuar nga flakët në Qestorat, Dhoksat, Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë, Tranoshisht, Saraqinisht, në bashkinë Gjirokastër. Fatkeqsisht gjatë zjarrit të rënë në fshatin Asim Zeneli humbi jetën një 64 vjecar dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij. Pas tre ditë përpjekje u shuan edhe zjarret e rëna në bashkinë Fier, në fshatin Kreshpan në zonën e Cakranit dhe në vendgrumbullimin e mbeturinave, pa pasur dëme në njerëz dhe banesa. Një tjetër vatër zjarri që rrezikoi banesat ishte edhe ai në Qafën e Hartës pranë Ksamilit, që rrezikoi seriozisht zonën e banuar, por që falë ndërhyjes u vu shpejt nën kontroll. Përgjatë 11 ditëve vatra zjarresh ka pasur edhe në zonë e Livadhit në Himarë, në fshatin Kutal në Përmet, në Kurbin në nësinë administrative Mamurras, në një sipërfaqe me pyll pishe, në Vorë në zonën e Gërdecit, në qytetin e Fushë Arrëzit, ku flakët u menaxhuan pa kaluar tek banesat aty pranë. Po ashtu raportohet se është shuar tërësisht edhe vatra e zjarrit në Kalis të Kukësit, i cili rrezikoi banesat e zonës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AMC#Karaburun#TopChannel
Ещё видео!