Sipas Vladimir Putinit, vendet perëndimore janë bërë vende të prosperta jo vetëm falë idesë së tyre, por edhe falë shtypjes së vendeve të tjera dhe kthimit të tyre në koloni. Nga tani e tutje, vetëm vendet sovrane mund të sigurojnë dinamika të larta rritjeje. Rusia, sigurisht, duhet të bëhet lider mes këtyre vendeve. Por në fakt, historia është një shkencë në vetvete dhe jo thjeshtë një burim i propagandës historike. Të vërtetat historike nuk janë kurrë të thjeshta dhe rrallë herë të kënaqshme.
E një prej tyre është edhe kjo: në programin e tij politik në 1999, Putin i vendosi rusisë detyrën të arrinte dhe të kapërcente madje portugalinë, vendin më të varfër në evropën perëndimore, në 15 vitet e ardhshme. Më shumë se 20 vite kanë kaluar që atëherë. Sipas Fondit monetar ndërkombëtar, produkti i brendshëm bruto i Portugalisë është 24500 dollarë. Ai në rusi është 12600 dollarë. Sidoqoftë, ky nuk është treguesi më i mirë pasi nuk reflekton fuqinë blerëse dhe shtresëzimin e popullatës.
Një tregues më i besueshëm i një vendi është jetëgjatësia. Në portugali, ky tregues është 82.7 vite, në rusi 72.9. Ndërkohë që tani, Putin është në një pikë tjetër: Shtetet autoritare kur fillojnë të reformohen, arrijnë shkallë shumë të larta rritjeje në vitet e para. Por pasi arrijnë kulmin, hyjnë në stanjacion, cka mund të kthehet në një kolaps.
Edhe në vitet 1960, Bashkimi Sovjetik u zhvillua shumë shpejt e madje më shpejt e më shumë se SHBA dhe Krushovi, i vendosi vetes detyrën t’ia kalonte amerikës. Putin, i vendosi vetes qëllime më modeste: të arrijë jo më të pasurin, por më të varfrin ndër vendet e perëndimit. Por, edhe ky qëllim ishte jashtë kapaciteteve të rusisë. Edhe para aneksimit të krimesë, ekonomia ruse kishte nisur të binte.
E sipas përllogaritjeve të ekonomistëve, Putin, me këto ritme, duhet të jetojë dhe qeverisë rusinë deri në 2065-ën, për të arritur atje ku është vendi më i varfër në evropë. Që nga rënia e komunizmit, disa ish vende komuniste kanë mundur ta kapin dhe kapërcejnë portugalinë. Si sllovenia, estonia, republika ceke etj. Sllovakia, letonia dhe polonia do ta arrijnë shpejt. Por të gjitha këto vende, sipas logjikës së putinit nuk janë sovrane, sepse janë subjekt i diktatit të perëndimit.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#Portugali#TopChannel
Ещё видео!