Mesazhin e urimit për natën e ndërrimit të viteve, Sali Berisha zgjodhi ta bëj në TikTok. Platformë kjo që kryeministri Rama ka njoftuar se do ta mbyll pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani. Berisha në mesazhin e tij tha se viti 2025 nis me risi, pasi në Uashington Donald Trump do të marrë detyrën si president. Ai tha se fryma e ndryshimit duhet të vijë edhe në Shqipëri.
Nga burgu e pati një mesazh edhe Ilir Meta, kryetari I partisë së Lirisë. Sipas tij ky vit që po troket po I gjen shqiptarët në varfëri ekstreme. “Përpjekja e hapur dhe e dhunshme për asgjësimin e demokracisë dhe pluralizmit politik avancoi si kurrë më parë. Përpara kemi një malore jo të lehtë. E megjithatë duhet të jemi shumë besimplotë se do të ngjitemi në majë sepse kauzat e mëdha dhe ekzistenciale, qëndresa, vendosmëria, dinjiteti dhe patriotizmi ynë e bëjnë të pashmangshme Triumfin e së Mirës ndaj së Keqes dhe Fitoren e përbashkët që po sjell ky Vit i Ri.”, shkroi Meta në Facebook.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Berisha#TikTok
Ещё видео!