#faxweb #faxnews
Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për mediat ka komentuar mospjesëmarrjen e opozitën në tryezën për Reformën Zgjedhore, ku sipas tij çështja e Teatrit Kombëtar është një kauzë komunale, që nuk duhet të ndikojë në vendimmarrje.
Balla u shpreh se çdo lider duhet të jetë i vetëdijshëm që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Ndërsa thekson se “këtë gjë nuk e merr peng askush”, Balla tha se brenda qershorit duhet të jenë miratuar propozimet e OSBE/ ODIHR në kodin tonë elektoral.
“Shpresoj që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse opozita kushtëzon ndërtimin e një rruge, stadiumi, bulevardi apo teatri në qasjen institucionale në marrëdhëniet kontraktuale me kushtetutën dhe ligjet e vendit, duhet të jetë vetëdije politike për çdo lider politik, pasi ne duhet që brenda qershorit të kemi miratuar propozimet e OSBE/ ODIHR në kodin tonë elektoral. Këtë gjë nuk e merr peng askush”, tha Balla.
Follow Fax News Albania
Subscribe To "Fax News" on YouTube Channel HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE [ Ссылка ]
Like Fax News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Fax News on Instagram Here [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.faxweb.al
Ещё видео!