Qeveria në Shkup bën përpjekje të reja për zgjerimin e përdorimit të marihuanës për qëllime medicinale, por edhe dekriminalizim kur përdoret për qëllime sociale. Përmes ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjeve, në programin e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski thuhet se kërkohet zgjidhje që përveç mjekëve nga shëndetësia publike, preparate të kanabisit për mjekim të japin edhe mjekët privatë, ndërsa pacientët edhe vetë të mund të kultivojnë bimë.
Për momentin vetëm disa nga 50 kompanitë që kultivojnë marihuanë në Maqedoninë e Veriut kanë kapacitete për eksport të vajit dhe të preparateve në botë, por të ardhura më të larta nga kjo industri shteti pret në vitet që vinë.
Rregullorja e cila tashmë disa vite jep licenca për kompanitë të cilat në Maqedoninë e Veriut kultivojnë marijuanë për qëllime mjekësore, pritet të plotësohet me dekriminalizimin e kultivimit të kanabisit për përdorim individual, mjekësor ose rekreativ. Në programin e Kryeministrit të ri Dimitar Kovaçevski për këtë thuhet.
“Jurisprudenca, krahas rregullimit të të drejtave të personave juridik të licencuar – prodhues, ka nevojë për plotësime serioze në raport me përdorimin personal të kanabisit nga qytetarët dhe zgjidhjen e kësaj çështje aktuale. Për momentin një numër i madh i qytetarëve ndiqen për shkak të përdorimit të bimës natyrore kanabis, me çka u rrezikohen të drejtat e tyre personale njerëzore të garantuara me Kushtetutë, ndërsa u pengohet edhe prosperiteti personal dhe ekonomik, si dhe zhvillimi social.”
Nga Maji i vitit 2016 kur u miratua Ligji për lëndë narkotike, në Maqedoninë e Veriut u hapën mbi 50 kompani për kultivimin e kanabisit dhe të bimëve në ambiente të mbyllura, për qëllime medicinale, por vetëm disa prej tyre arritën të sigurojnë potencial kadrovik dhe teknologjik për përpunimin e lules dhe eksport jashtë vendit, për momentin në sasi të vogla, por me çmim solid.
Ish/Kryeministri Zoran Zaev, i cili kishte shpresa të mëdha në këtë industri, priste që prodhimi i kanabisit për qëllime medicinale të sjellë të ardhura rreth 250 milionë euro në vit. Opozita në Kuvend nuk i mbështeti ndryshimet ligjore me të cilat kompanive të licencuara duhet t’u hapet rruga për eksport të lules së thatë, në vend të ekstraktit dhe produkteve tjera të përpunuara. Propozimet për ndryshime të Ligjit për marihuanë në shtator të vitit të kaluar u tërhoqën nga Kuvendi, ndërsa të tjera, me mundësi për kultivim individual, pritet të propozojë Qeveria e Kovaçevskit.
Klan Maqedonia
#kanabisimjekësor #Kanabisinëmaqedoni
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!