Pas dështimit për të dalë me kandidatë për kryetar në të gjitha Bashkitë e vendit, Enkelejd Alibeaj duket se ka dështuar edhe në plotësimin e numëruesve por edhe anëtarë, kryetarë dhe Sekretarë të qendrave të votimit. Burime bëjnë me dije nga KQZ por edhe Partia Demokratike, se në të tilla rrethana, kur nuk janë dërguar emrat për të gjitha Qendrat e Votimit apo dhe Numërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar që t’i kërkojë Partisë së Lirisë që të plotësojë këto vakanca. Për këtë arsye, Partia e Lirisë pas bisedave me Partinë Demokratike të drejtuar nga ish-kryeministri Berisha, ka vendosur që vendet vakante të plotësohen nga të dy palët, teksa pesha më e madhe i është lënë Berishës.
Prej ditësh strukturat e PD-së së Berishës por riplotësojnë dokumentacionin e duhur, kur tashmë krahas anëtarëve në qendrat e Votimit, do të kenë edhe Kryetar apo Sekretarë, në bazë edhe të shortit të hedhur në KQZ.
Në total në të gjithë vendin, janë rreth 3400 numërues, nga të cilët rreth 850 duhet të plotësoheshin nga Alibeaj, i cili ka dështuar në plotësimin e tyre, e kësisoj do të plotësohen nga Berisha e Meta. Pjesa tjetër rreth 1700 do të jenë nga maxhoranca socialiste e rreth 425 nga PDIU.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#KQZ#TopChannel
Ещё видео!