[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ashtu si çdo vit partitë politike por edhe studentet e dhjetorit '90 kane patur axhenda te ndryshme për të nderuar këtë ditë. Një pjese e studenteve të dhjetorit kanë shkuar në Qytetin Student, në sheshin ku sot ndodhet statuja e liderit të kësaj lëvizje Azem Hajdarit. Dhjetoristët e tjerë kanë arritur të bashkojnë politikanet e kampeve të ndryshme kryeministrin Rama, demokraten Mesila Doda dhe kreun e PDIU, Shpetim Idrizi. Ndërkohë qe Partia Demokratike e cila u krijua vetëm pak dite pas lëvizjes së studenteve ka zgjedhur të zhvilloje një koncert për të rinjtë. Lëvizja e dhjetorit '90 si të gjitha lëvizjet e mëdha nisi nga një ngjarje e vogël. Mbrëmjen e 8 dhjetorit studentet u çuan kundër fikjes së dritave protestë që përfundoi me thirrjet "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Protesta detyroi sekretarin e pare të partisë së punës Ramiz Aline të zhvillonte një takim me studentet ku dhe pranoi vendosjen e pluralizmit politik që i hapi rruge krijimit të partive të reja politike brenda pak ditëve. Lëvizja studentore rrezoi diktaturën në Shqipëri, që kishte mbetur vendi i fundit komunist ne Europe pas rrëzimit të Murit të Berlinit.
Ещё видео!