Shqipëria ka vendosur t’i ndihmojë Kosovës pas situatës së rëndë të krijuar pas vërshimeve dhe reshjeve intensive disaditore.
Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se tashmë trupat dhe forcat e armatosura të Ushtrisë së Shqipërisë janë nisur drejt Kosovës.
“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.
Ai ka publikuar një video të makinerive që janë dislokuar në Kukës, gati për t’u nisur drejt Kosovës.
Videon e njëjtë e ka publikuar edhe ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit. Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës. Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira”, ka shkruar ai.
Video: Niko Peleshi
Forca dhe mjete nga FA janë dislokuar në Kukës, në gatishmëri për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura ditët e fundit.
Të gatshëm të ndërhyjmë në koordinim me autoritetet e Kosovës, në rast të përkeqësimit të situatës.
Me vëllezërit tanë në ditë të mira dhe të vështira.
#albania #kosova #army #soldier #nato
Ещё видео!