Gazetarja Glidona Daci raporton se Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi Ajas Sulejmanin, drejtuesin e mjetit që aksidentoi tre anëtarët e një familjeje më 8 Maj të këtij viti në kryeqytet. Gjykata ka vendosur që 39-vjeçari të qëndrojë në arrest shtëpie.
Më herët, Gjykata e kishte lënë në burg pa afat Sulejmanin, ndërsa nëpërmjet avokatit të tij ai pati kërkuar zbutje të masës së sigurisë dhe hetimin në “arrest shtëpie” me argumentin se është baba i 3 fëmijëve të mitur.
Gazetarja Daci raporton se lirimi i Sulejmanit duket se ka ardhur edhe për shkak të dakordësisë së arritur mes palëve. Sipas saj, pas daljes nga spitali, bashkëshortët Konomi kanë patur kontakte me familjarët e Sulejmanit, duke arritur siç duket edhe në një normalizim të marrëdhënies mes tyre.
Ajas Sulejmani aksidentoi teksa po kalonin në vijat e bardha bashkëshortët Konomi dhe foshnjen e tyre, duke i lënë të plagosur rëndë burrë e grua, ndërsa fatmirësisht foshnja nuk pësoi dëmtime.
Kujtojmë se pajisja drogëtestuese e policisë nxorri që 39-vjeçari ishte përdorues i dy drogërave, ndërkohë ai akuzohet nga Prokuroria se në mosrespektim të shpejtësisë së lejuar dhe semaforit shkaktoi aksidentin e rëndë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!