Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Banorët e Unazës së Re kërkuan për të gjashtën ditë me rradhë që të dëmshpërblehen për investimin e tyre nga qeveria. Protestës së tyre iu bashkuan edhe deputetë të PD-së edhe LSI. Klevis Balliu i PD-së dhe Endrit Brahimllari i LSI-së qëndruan me banorët të cilët u shprehën për ta se nuk janë kundër zgjerimit të rrugëve, por kërkojnë të drejtën, njohjen e pronave si dhe dëmshpërblimin që justifikon investimin e tyre.
Banore: Do deformohet rruga aty, do bëhet rruga e fabrikës. Unë jam në anë. Të më japin një shtëpi e të më futin brenda, se nuk kam ku të vete.
Banorët kanë bllokuar sërish rrugën për kalimin e automjeteve, gjë që shkaktoi edhe tension. Një pankartë e veçantë mbahej në duar nga disa fëmijë, drejtuar kryeministrit Rama. “Zaho, thuaji babit të mos na e prishi shtëpinë”, lexohet në mesazhin e fëmijëve që do tu prishen shtëpitë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!