Një tjetër grua është ekzekutuar me armë zjarri nga dora e ish- burrit të saj.
50-vjeçari Niko Hila, pas konflikteve të vazhdueshme për shkak të kujdestarisë së vajzës së tyre 4-vjeçare ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar 40-vjeçaren Xhuliana Topalli. E gjithë skena ka ndodhur në shtëpinë e prindërve të gruas, në fshatin Nënshat të bashkisë së Vaut të Dejës, ku viktima jetonte së bashku me vajzën dhe babanë e saj të sëmurë (të paralizuar) pas ndarjes.
Në momentin e ekzekutimit, çifti ka qenë vetëm në shtëpi, babai dhe 4-vjeçarja nuk janë bërë dëshmitarë e këtij ngjarjeje të rëndë.
40-vjeçarja ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plumbave të marra, e ndërsa pas krimit makabër që kreu, Hila ka tentuar që të vrasë edhe veten. Ai është nisur drejt shtëpisë së tij, rreth 1 km nga vendi i krimit dhe ka qëlluar veten në pjesën e fytit.
50-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ku fillimisht është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal në Shkodër e më pas është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Shkodër#Vrasje#TopChannel
Ещё видео!