Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se as vetë opozita nuk e ka të qartë arsyen e bojkotit që i bëri seancës.
Shefi i mazhorancës e quan marrëzi që të kërkohet një tjetër amendim në ligjin e dekriminalizimit, kur palët arritën më në fund konsensusin pas orëve të tëra bisedime.
"Qeveria e vjetër ikën dhe as nuk arrin ta shpjegojë dot pse ikën. 48 orë marrëzi negociata, të mbyllura 6 herë dhe të rihapura 6 herë për ta çuar në ekstrem një formular qesharak ishte shprehja e dëshpërimit për faktin se ata 19 kriminelët që do kapeshin nga ky proces ishin pjellë e fantazisë. Pse ikin? Se s'ka kriminelë këtu. Tani na nxorën dekusarizimin. Mbas dekusarizimit kur mos të ketë as kusar këtu, kushedi se sa do dalin", tha Rama nga foltorja e Kuvendit.
Ещё видео!