Protesta e opozitës u shoqërua me tensione pasi u zhvendos përpara Parlamentit. Pas disa minutash qëndrimi aty, pati tension mes forcave të policisë dhe protestuesve.
Pasi këta të fundit dëmtuan traun e Kuvendit, Garda e Republikës hodhi gaz lotsjellës në drejtim të tyre. Kaq mjaftoi që protestuesit të shpërndaheshin. Para parlamentit ndodhen gjithashtu edhe fëmijë.
Por edhe pse është përdorur gaz lotsjellës, kjo nuk i pengoi protestuesit të rigrupohen sërish herë pas here. Ata kanë hedhur gurë ndaj Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të dislokuara aty.
Përpara Kuvendit, ndodhet edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sipas gazetares Jona Plumbi, po përgatitet që ai të mbajë një fjalim nga aty./abcnews.al
Ещё видео!