Lajme arkiva 2007
Me afrimin e datës së zgjedhjeve sa vjen dhe ndizet retorika e fushatës në Kosovë. Mbështetja e gjerë për pavarësinë, ka bërë që të gjithë politikanët atje më mjaft zgjuarsi, të përforcojmë pikërisht në këto momente thirrjet për mëvetësinë.
Pas deklaratave të Hashim Thaçit, se perëndimi do ta njohë pavarësinë e njëanshme të Kosovës, AKK-ja e Ramush Haradinajt, premton ta bëjë Kosovën shtet në muajin janar. AAK nuk përjashton gjithashtu mundësinë e një bashkimi të forcave me partnerët e deritanishëm qeveritarë. Duke e cilësuar mjaft të suksesshëm koalicionin me LDK-n.
Sondazhet e fundit zgjedhore e lëvizin këtë parti nga vendi i përhershëm i tretë. Si forcë politike në Kosovë pas PDK-së dhe LDK-së, anketimet tani parashohin partinë e Behgjet Pacollit, Aleanca për Kosovën e Re. Vetë AAK-ja shfaqet mosbesuese ndaj atyre që i përshkruan si sondazhe të paguara dhe të porositura. Por së fundmi në mes, është edhe një institucion serioz që ofron të njëjtin listim të partive më të votuara në Kosovë.
Duke bërë një krahasim me anketimet e muajit gusht, sondazhi i realizuar nga Gallup Internacional dhe Index Kosova, vendos në vend të parë PDK, me 31% të kosovarëve, që thonë se do të votojnë për të. Në vend të dytë renditet LDK, me 29%. Në vend të tretë AKR, me 16%. AAK, kalon në të katërtin e ndjekur nga LDD dhe Lëvizja ORA./tvklan.al
Gazetare: Irida Vasia
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!