UASHINGTON - Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, përmes një videomesazhi prej tij në gjuhën shqipe ka zgjedhur të prezantohet përpara qytetarëve shqiptarë përpara mbërritjes së tij zyrtarisht në Tiranë, brenda pak ditëve.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale nga ana e ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, Lu teksa ka prezantuar veten dhe familjen e tij, thekson se do të angazhohet në misionin e tij për ta bërë Shqipërinë dhe institucionet shqiptare edhe më demokratike.
Ai gjithashtu shprehet se së bashku me autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar do të punojnë edhe më tepër në rrugën e vendit tonë drejt integrimit evropian.
“Unë e di që t’u sigurosh një të ardhme më të mirë, fëmijëve tanë, është një ëndërr që amerikanët dhe shqiptarët e ndajnë me njeri-tjetrin. Si ambasador jam i angazhuar të mbështes përpjekjet e popullit shqiptar në ndërtimin e institucioneve demokratike, ta bëjmë Shqipërinë aleat më të fuqishëm të NATO-s dhe të punojmë me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.” thekson Lu
Donald Lu do të zëvendësojë Aleksandër Arvizu në postin e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, dhe u dekretuar nga Senati amerikan në dhjetor të 2014. - See more at: [ Ссылка ]
Ещё видео!