Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i zhvilluar në Greqi lidhur me zbulimin e bisedave në aplikacionin “SKY ECC”. Në pranga kanë rënë një oficer grek i anti-drogës, një shqiptar dhe një grek. Mediat greke raportojnë se shqiptari për të cilin është lëshuar urdhër arresti është Sandër Pemaj.
Ky i fundit ndodhet në burg në Greqi prej janarit të vitit 2020, i arrestuar në kuadër të një operacioni ku u sekuestruan 1 ton 181 kg kokainë në zonën e Astakos, e trafikuar me velierë nga ishujt Karaibe. Pemaj u dënua fillisht me burgim të përjetshëm ndërsa në shtator të këtij viti Gjykata e Apelit në Greqi ja uli dënimin në 15 vjet e 4 muaj.
Sandër Pemaj konsiderohet një nga “kokat” e grupeve kriminale shqiptare në Greqi. Në shkurt 2010 ai u përfshi në një përplasje të armatosur me policinë greke bashkë me shqiptarin tjetër Marian Kola, i cili u arratis në 2013 nga burgu i Trikallas e më pas u vra nga policia greke në kufirin greko-shqiptar.
Komunikimet në platformën “Sky ECC” kanë zbuluar se oficeri grek merrte financime mujore për të informuar dhe mbuluar veprimtarinë e paligjshme të rrjetit për të shmangur arrestimin e tyre.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Komunikimet#Greqi
Ещё видео!