Bilanci ndër vite tregon për një rritje të rolit të grave në ekonomi dhe politikë. Shqipëria është ndër vendet që ka peshën më të lartë të femrave në kabinetin qeverisës, në nivele të njëjta me Finlandën.
Megjithatë, sipas Monitor, femrat edhe pse janë më të arsimuara vazhdojnë të paguhen më pak sesa meshkujt, në pjesën më të madhe të profesioneve.
Sipas të dhënave të INSTAT, shifrat tregojnë se paga mesatare e meshkujve shënoi një rritje më të shpejtë në 2022, në raport me atë të femrave. Gratë u paguan 6.2% më pak sesa burrat në 2022, nga 4.2% që kishte zbritur diferenca në 2021.
Rritja më ritme më të larta e pagave të burrave në krahasim me ato të grave bëri që të thellohet sërish hendeku gjinor mes pagesave të të dy gjinive. Nga 36 grup profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre gratë paguhen më shumë. Fusha ku gratë “shkëlqejnë” është drejtimi. Administrata është institucioni që nuk i “diskriminon” femrat në paga. Ndërsa në arsim preferenca është tek meshkujt, që paguhen gati 12% më shumë sesa gratë e të njëjtit profesion.
Ndonëse paguhen më pak sesa burrat, gratë kanë nivel më të lartë arsimimi. Sipas INSTAT vajzat tentojnë më shumë që të ndjekin Universitetin, në krahasim me djemtë. Në total, 21.3% e femrave mbi 25 vjeç kanë mbaruar arsimin e lartë, përkundrejt 18.2% të meshkujve.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#INSTAT#Hendeku
Ещё видео!