Regisa është vetëm 17 vjeçe por ka marrë mësime të forta për jetën në një moshë fare të re. në historinë që ndan në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, ajo ka marrë gjithnjë rolin e motrës së madhe, edhe pse në të vërtetë është 5 vite më e vogël se vëllai i saj.
Vëllai i Regisës, Niko, është diagnostikuar me spektrin e autizmit dhe Regisa ka qenë gjithnjë mburoja e tij. Ajo kujton një rast nga fëmijëria kur autizmi ishte më i paragjykuar dhe fëmijët e tjerë tregoheshin të pamëshirshëm me Nikon.
Regisa: Unë kam vëllain me spektrin e autizmit, mirëpo ka lindur në Greqi dhe është diagnostikuar,është kapur herët si rast. Vëllai im është 5 vite më i madh se unë. Unë kam nisur që 6 vjeç faktikisht të jem mbrojtja e Nikos.
Ardit Gjebrea: Në ç’ kuptim?
Regisa: Niko ka pasur, të gjithë e dimë shoqërinë sot, ngacmimet që bëhen te fëmijët që janë të veçantë dhe Niko për ngacmimin e tij më të vogël vraponte gjithmonë tek unë sepse e dinte që unë do dilja ta mbroja, t’i jepja atë sigurinë, pavarësisht se mami dhe babi ishin gjithmonë aty.
Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që the që “6 vjeç e kam mbrojtur?”
Regisa: Mbaj mend ka qenë diku Qershor-Korrik dhe ne po luanim jashtë në lagje. Unë u ngjita lart, vëllai vazhdoi luajti, Niko, vjen sipër dhe ishte i mërzitur, unë e dalloj direkt që ishte i stresuar dhe e pyeta çfarë ke? Më tha “më kanë ngacmuar shokët e lagjes, më shtynë, më thanë ti je i çmendur” dhe normale unë si motra për vëllain që do bëjë të pamundurën për ta mbrojtur, në ato momente unë thjesht dal dhe e mbroj, flas me kalamajtë, flas me prindërit. Normale mami s’ishte në shtëpi në ato momente dhe kur erdhi mami i them, mami komunikon me prindërit e atyre po nuk është se ndodh ndonjë gjë e madhe të themi të drejtën sepse prapë vazhdojmë të kemi mendime të njëjta.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!