Lajme Arkiva 2009
Zbulohen 2 raste të reja me grip të tipit A në vendin tonë, duke e çuar kështu në 13 numrin e personave, për të cilët laboratori i referencës në Rumani do të jap përgjigjen përfundimtare nëse janë prekur nga gripi pandemik A H1N1.
Specialistët e ISHP shprehen se numri i personave të dyshuar si të prekur nga gripi A H1N1, rritet çdo ditë, tashmë ky numër i ka kaluar 300 persona
.
Dritan Ulqinaku: “Ne çdo ditë presim nga spitalet e rretheve mostra nga pacient të cilët kanë simptomat e gripit, numri ditorë luhatet nga 5 deri në 10 mostra të cilët vijnë për konfirmim në institutin tonë. Ka 11 raste të dyshuara me grip A, kanë shkuar në 13 raste të cilat dhe këto mostra janë çuar në Rumani, presim përgjigje që duhet të vij ose nesër ose pasnesër. Pra në përgjithësi ka qenë 1 situatë e qetë në lidhje me gripin e derrave siç quhet në botë”.
Personat e dyshuar si të prekur nga i ashtuquajtur gripi i derrit janë të moshave 16 deri në 45 vjeç. pavarësisht numrit në rritje të mostrave të marra specialistët e quajnë situatën të qetë.
Vendi ynë zyrtarisht numëron 8 persona të prekur nga gripi A H1N1, shumica e tyre janë shëruar vetëm 2 persona gjenden të shtruar në spitalin infektiv në QSUT, ku po trajtohen me Tamiflu./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!