TIRANE - Presidenti Meta dekreton nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, Gjeneral Brigade Sandër Lleshaj, që është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Brendshëm, në vend të Fatmir Xhafajt. Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetuese për mosdekretimin e emrit të tij si ministër nga presidenit Ilir Meta. Vetë kreu i shtetit e pati konsideruar si problematikë themelore kushtetuese propozimin për Lleshajn për shkak të statusit të ushtarakut aktiv, i cili "nuk mund të kandidojë e as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra".
Dekreti i lirimit të Lleshajt njofton "tymin e bardhë" nga Presidenca që pritet të dalë orët në vijim, për të dekretuar edhe propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Sandër Lleshajt ministër të Brendshëm. Sot në mesnatë skadon edhe afati i fundit kushtetues kur kreu i shtetit duhet të shprehet me dekret për emrin e ministrit të ri, pas ridërgimit të propozimit nga Rama 7 ditë më parë.
Ещё видео!