Lajme arkiva 2008
Do duhet të ndodhte një ngjarje e tillë që i shpëtoi për fat masës së tragjedisë që të ngrihet edhe njëherë shqetësimi rreth muresh gjithnjë e më të pambrojtur. Jetojmë mes kaosit të ndërtimeve pa fund që mbijnë si kërpudha në çdo cep të vendit, e po si të tilla këputen duke marrë jetë njerëzish.
Akoma më tragjik tingëllon një fakt aq si në rastin e kronikave të paralajmëruar, kjo padyshim do të përbënte ngjarjen më të paprecedent të mohimit dhe të bërjes së një veshi shurdh, e që sot do duhej të tronditej nga pluhuri i një godine që zuri poshtë njerëz dhe shtoi ankthin e 100 mijë të tjerëve, pak apo rreth 10 kilometra rreth ngjarjes në të gjithë Shqipërinë.
Por fakti është ky se në 2001, Televizioni Klan paralajmëroi autoritetet se ky pallat do të shembej, se këta njerëz rrezikonin të humbisnin gjithçka kishin prej pa përgjegjshmërisë.
Banorët e dy pallateve në lagjen punëtori në qytetin e Gjirokastrës jetojnë përditë me frikën e rrëzimit të pallatit të tyre. Shirat e ditëve të fundit dhe mungesa e bimësisë ka bërë që një pjesë e dheut mbi të cilin janë ngritur godinat të rrëshqasë.
Qytetar: “Një shi i madh të bjerë mund të rrëshkasi, të ik pallati komplet.”
Për ironi askush që prej asaj kohe nuk ndërmori as më të voglin hap, veç lejimit e të tjera ndërtimeve në të njëjtën zonë. Ku toka sot rrëshkiti, së bashku me jetë njerëzish, por ngjarja në Gjirokastër nuk përbën të vetmin rast kur flitet për ndërtimit jashtë kriterit.
Toka që rrëshket diku apo mungesa e shkallëve të emergjencës në pallat në rast zjarri, mure të krisur nga cilësia e punimeve, nuk janë historitë e vetme të kronikave televizive.
Këto të gjitha janë thënë dhe stërthënë, por askush asnjëherë nuk ka reaguar dhe vepruar në kohë. Si në çdo ngjarje tjetër qytetarët pse jo mund të druhen se edhe kjo histori si gjithë të tjerat do të zgjasë pak.
Pas 3 ditë bombardimi të edicioneve informative do të mbyllet dhe një tjetër kapitull i pa përgjegjshmërisë së autoriteteve i pa ndëshkuar.
Do të flitet, analizohet, zbardhet ngjarja, studiohet në detaj dhe do të mbesë për të 3 herë vetëm shija e hidhur e pikëpyetjes së madhe se kush e ka radhën. Themelet e cilit pallat dhe në cilin cep të Shqipërisë do tronditen sërish nga pa përgjegjshmëria.
Nën gërmadha mendohet të jetë një nënë dhe vajza e saj dhe kjo është më shumë se e dhimbshme. Është fatura që në fakt duhet të paguajnë ata që në gjithë këtë histori zgjodhën vetëm të fitojnë pavarësisht çmimit./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!