Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e karburanteve në vendin tonë. Duke filluar nga ora 18:00 e pasdites së sotme, një litër naftë do të shitet me 200 Lekë nga 206 Lekë që është aktualisht. Një ulje të lehtë me 1 Lek ka pësuar edhe benzina, teksa 1 litër do të shitet me 190 Lekë nga 191 që tregtohet aktualisht. Ndërkohë që çmimi gazit të lëngshëm për makina do të mbetet i pandryshuar dhe 1 litër do vijojë të shitet me 69 Lekë. Çmimet e caktuara nga Bordi do jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!