Vlashaj: Haradinaj heroi ynë kombëtar!
Lëvizja Shqipëria e Re ka udhëtuar drejt Prishtinës, për të festuar lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës, Ramush Haradinaj nga Gjykata e Hagës. Koordinatorëve, sekretarëve e simpatizantëve të Lëvizjes Shqipëria e Re, i janë bashkangjitur grupet artistike nga Laberia, nga Pogradeci, nga Mati dhe Kukesi. Me flamurin kuq e zi mbi supe ata kanë marshur në bulevardin kryesor të Prishtinës, me këngë, valle e brohorima gëzimi. Qindra qytetarë të Prishtinës i janë bashkuar marshimit për të ndarë emocionet e vendimit historik të Gjykatës së Hagës. Entuziazmi ka shoqëruar gjatë gjithë kohës festimet e rikthimit të liderit të AAK-së. Kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re Edmond Vlashaj, ka theksuar se festa nuk është ndalur për shqiptarët, pasi më 28 nëntor festuan 100 vjetorin e Pavarësisë, ndërsa më 29 nëntor lirimin e heroit tonë kombëtar Ramush Haradinaj.
Ещё видео!