Vladimir Putin u pa të merrte pjesë në një ceremoni funerale në Moskë, një ditë më parë, i rrethuar nga roja ushtarake dhe duke mbajtur në dorë, valixhen bërthamore sekrete të Rusisë. Presidenti rus mbërriti në katedralen Krishti shpëtimtar në Moskë, për të nderuar ultranacionalistin Vladimir Zhirinovski, i ndarë nga jeta pak ditë më parë. I veshur me të zeza, Putin bëri shenjën e kryqit para arkivolit të hapur të Zhirinovskit, një aleat të ngushtë të tij. Ai besohet se ishte prekur nga covidi, para se të shtrohej në spital, edhe pse kishte bërë jo pak por tetë vaksina anti covid. Prania e dukshme e një oficeri të lartë ushtarak që mbante aparatin e lëshimit të raketave strategjike të Kremlinit, mendohet se është një sinjal drithërues se Putin mund të përdorë në cdo moment, edhe armët bërthamore. Imazhet vijnë shtatë javë pasi lideri rus e vendosi arsenalin bërthamor. Frika e një lufte bërthamore ka qenë e madhe gjatë konfliktit në Ukrainë, pasi makina ushtarake e Putinit është ndalur nga mbrojtësit ukrainas, e kjo ka rritur alarmin se presidenti rus mund të përdorë bombat bërthamore për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Rusia ka shtuar akoma më shumë tensionet duke përdorur atë që ajo e quan raketë të pandalshme hipersonike, Kinzhal, mbi një depo armatimesh në Ukrainë, muajin e kaluar. Ndërsa prania e rojave të armatosura ruse në funeral tregon se presidenti rus është shumë i shqetësuar për ndonjë përpjekje për vrasjen e tij ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në ceremoni u mbajtën jashtë kishës në moskë. Lideri paranojak mund të ketë tentuar kështu edhe ti shpëtojë ndonjë infektimi të mundshëm me covid, pas spekulimeve se ai mund të jetë prekur nga një kancer i tiroides. Valixhja bërthamore mendohet se mban aparatin e lëshimit të raketave strategjike të kremlinit. Ajo ka një kod të personalizuar dhe është nën mbikqyrje të vazhdueshme pasi kontrollon të gjithë arsenalin bërthamor të Moskës. Ajo raportohet se mbahet nga një oficer i armatosur që e shoqëron Putinin kudo që ai është. Valixhja, e quajtur Cheget në rusisht, është prodhuar në fillim të viteve 1980 dhe iu tregua botës për të parën herë në 2019-ën, me përmbajtjen e saj që u pa në televizion.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VladimirPutin#Russia#TopChannel
Ещё видео!