Prej më shumë se 20 ditësh, agresioni rus vijon të përhapet në të gjitha arteriet kryesore të qyteteve ukrainase, duke marrë jo pak jetë njerzish. Moska zyrtare distancohet nga lufta duke e cilësuar një operacion special për çarmatosjen e ushtrisë ukrainase dhe denazifikimin e saj. Megjithatë detajet e kamerave të fotoreporterëve të luftës tregojnë qartësisht masivitetin e pushtimit rus.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës thotë se 90 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur që kur Rusia pushtoi vendin. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan një "operacion special" për çmilitarizimin e Ukrainës. Megjithatë më shumë se 2,500 banorë të qytetit port të Mariupolit të Detit të Zi janë vrarë që kur rusët pushtuan Ukrainën më 24 shkurt sipas këshilltarit të presidentit.
Ukraina thotë se do të përpiqet të evakuojë civilët e bllokuar përmes 10 “korridoreve humanitare”, duke përfshirë qytetet pranë kryeqytetit Kiev dhe në rajonin lindor të Luhanskut. Zëvendëskryeministrja artikuloi se do të përpiqen të zhbllokojnë lëvizjen e autokolonës humanitare që transporton ushqime dhe ilaçe, për të bërë të mundur që sa më shumë civilë t’i shpëtojnë kthetrave të agresionit rus.
Photo By Daily Mail
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#TopChannel
Ещё видео!