“Bukuria është frymëzim” dhe “bukuria na bashkon të gjithëve”, këto janë motot që i bashkohen kompeticionit që bashkon vajzat më të bukura “ Miss Globe 2021”. Sot në “Rudina” në Tv Klan u mblodhën vajzat më të bukura të botës që janë në Shqipëri me një qëllim të përbashkët, për të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze shtetin e tyre. Sigurisht studios iu bashkua dhe Petri Bozo i cili na tregoi detaje mjaft interesante për kompeticionin e këtij viti. 48 vajza nga e gjithë bota ndodhen në Shqipëri për kompeticionin e mirënjohur dhe do të qëndrojnë këtu për disa ditë.
Petri Bozo: Doja të shpjegoja pse arrijmë në këtë lloj shkalle suksesi. E para njëherë kemi qenë shumë korrektë me të gjitha vitet e organizimit që nga viti i parë në 2004. Vit që ne fituam një kontratë afatgjatë për shkak të besimit që na dha pronari i patentës. Pastaj edhe pas humbjes së 2 pronarëve, ne vazhduam rrugëtimin tonë derisa arritëm ta kalojmë në pronësi të Deliartit patentën. Ajo që dua të theksoj është që viti i vjetshëm na dha shumë dorë sepse asnjë vend organizator i kompeticionit të bukurisë botërore, nuk arriti dot të realizonte eventin live.
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #PetriBozo #MissGlobe2021
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!