Partia Demokratike ka organizuar një protestë në qytetin e Shkodrës me një grup tregtarësh të vegjël, të cilët kundërshtojnë përfshirjen në skemën e TVSH-së. Demokratët ishin informuar se kryeqendrën e veriut do ta vizionte gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Edi Rama dhe kishin mobilizuar tregtarët, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Protestuesit kishin vendosur ta prisnin Ramën me vezë dhe patate, me të cilat thanë se do godisnin kryeministrin. “Këto i kemi për Edi Ramën. Kemi edhe vezë. 140 kokrra do ia rrasim në lule të ballit. E meriton, kjo nuk ishte kurrë gja”, thotë një prej protestuesve.
Nga ana e tij, deputeti i PD në Qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia i cili ishte me protestuesit, postoi edhe një video në Facebook, nga ku deklaroi se kryeministri Rama kishte anuluar vizitën nga frika.
"Kryeministri ka vendosur të anulojë vizitën e tij në Shkodër. Ai është trembur nga shkodranët. Jam këtu me të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës që e trembën kryeministrin Rama. Le të vijë e të përballet me ta”, thotë deputeti demokrat Bardh Spahiu.
Ещё видео!