Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e njohur si Gjykata Botërore, organi më i lartë ligjor i Kombeve të Bashkuara, ka urdhëruar Izraelin që menjëherë të ndalë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në jug të Gazës.
Sipas Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, Izraeli duhet të ndalë çdo veprim që përkeqëson jetesën e palestinezëve në Rafah, të mbajë të hapur pikëkalimin që lidh Gazën me Egjiptin.
Më 16 maj, Afrika e Jugut bëri një apel të ri në gjykatë, duke i kërkuar asaj që të urdhëronte forcat izraelite t’i ndalnin operacionet në Rafah, në Gazën jugore, ku afërsisht gjysma e 2.3 milionë banorëve të territorit kishin kërkuar strehim nga ofensiva. Po ashtu, kërkoi nga gjykata që të urdhërojë Izraelin të tërhiqet plotësisht nga i gjithë Rripi i Gazës. Në mars, gjykata lëshoi masa urgjente dhe urdhëroi Izraelin të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe efektive për të siguruar furnizimet bazë ushqimore për palestinezët në Gaza.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Izrael#GJND
Ещё видео!